

Kosovë – Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e së dielës në aksin Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, kur tre automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir në rrethana ende të paqarta.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohen të dhëna të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e përplasjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






