Transmetuar më 28-06-2026, 16:07

Dhërmi – Një operacion kërkim-shpëtimi është zhvilluar pasditen e së dielës në Gjirin e Gjipesë, ku një turist polak ka mbetur i bllokuar në një zonë me terren të thyer dhe të vështirë për t’u kaluar.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë së Dhërmiut, të mbështetura nga zjarrfikësit dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij në një zonë të sigurt.

Autoritetet theksojnë se kjo është një tjetër ndërhyrje brenda pak ditësh në këtë zonë, duke rikthyer vëmendjen te vështirësitë e relievit dhe rreziku që paraqet për turistët e paorientuar në shtigjet e thepisura të Gjipesë.

Ndërkohë, u është bërë thirrje vizitorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin eksplorimin e zonave të rrezikshme pa shoqërim ose pajisje të përshtatshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit