

Mallakastër – Zjarri që përfshiu mëngjesin e sotëm fshatin Hekal është shuar pas disa orësh ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse të Ballshit dhe Fierit, të mbështetura edhe nga ndërhyrja ajrore.
Flakët kishin përfshirë disa hektarë me shkurre dhe ullishte, ndërsa për shkak të erës së fortë u krijua përkohësisht rrezik për përhapje drejt Parkut Arkeologjik të Bylisit.
Pas ndërhyrjes së koordinuar të emergjencave civile, situata u vu nën kontroll dhe zjarri u shua plotësisht. Autoritetet bëjnë me dije se ekipet mbeten në terren për monitorim, pasi kushtet atmosferike mund të riaktivizojnë vatra të izoluara gjatë orëve të natës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






