Transmetuar më 28-06-2026, 15:55

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë fshatin Hekal në Mallakastër, duke shkatërruar disa hektarë me shkurre dhe ullinj.

Sipas informacioneve, flakët janë shfaqur rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe fillimisht janë neutralizuar nga zjarrfikësit e Ballshit. Megjithatë, era e fortë në mesditë ka riaktivizuar vatrat, duke përhapur sërish zjarrin në zonë.

Në operacionin e shuarjes u angazhuan zjarrfikësit e Mallakastrës dhe forca nga Fieri, ndërsa për shkak të rrezikut pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit u kërkua edhe ndërhyrja nga ajri.

Autoritetet bëjnë me dije se zjarri është shuar, por ekipet zjarrfikëse po vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve, veçanërisht gjatë orëve me erë të fortë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit