Transmetuar më 28-06-2026, 15:53

Një ngjarje e rëndë është raportuar në rajonin italian të Lazios, ku Luigi Cavallari, bashkëshorti i ministres për Familjen në Itali, Eugenia Roccella, rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh në liqenin Vico.

Sipas autoriteteve, çifti kishte marrë me qira një varkë dhe po lundronte në liqen kur 84-vjeçari është hedhur në ujë për t’u freskuar nga temperaturat e larta. Pak më pas, ai ka dalë në sipërfaqe duke u ankuar për gjendje të rënduar shëndetësore, por nuk ka arritur të rikthehet në varkë, e cila nuk ishte e ankoruar.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e emergjencës kanë nisur kërkimet, të cilat vazhdojnë prej më shumë se 24 orësh pa rezultat.

Në operacion janë angazhuar zhytës të zjarrfikësve, karabinierët dhe Guardia di Finanza, si dhe një robot nënujor me kamera, ndërsa nga ajri po përdoret edhe një helikopter për kontrollin e zonës.

Autoritetet po shqyrtojnë si pistë kryesore një shok termik të mundshëm për shkak të ndryshimit të temperaturave mes ajrit të nxehtë dhe ujit të ftohtë, si dhe mundësinë e rrymave nënujore.

Kërkimet vijojnë, ndërsa shpresat për gjetjen e tij gjallë po zbehen.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit