

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës, ku rrëzimi i një avioni të një shkolle parashutizmi u ka marrë jetën 11 personave.
Sipas autoriteteve lokale, viktimat janë piloti dhe 10 pasagjerët që ndodheshin në bord, mes tyre pesë studentë dhe pesë instruktorë të parashutizmit.
Pas ngjarjes, Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se ministri i Brendshëm është nisur drejt vendit të aksidentit për të ndjekur nga afër situatën.
Ndërkohë, autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






