Transmetuar më 28-06-2026, 15:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të nisë në mars të vitit 2027, duke theksuar se bëhet fjalë për një shërbim me kohëzgjatje “shumë të shkurtër”.

Deklarata u bë gjatë një vizite në aeroportin ushtarak “Millenko Pavloviq” në Batajnicë, pranë Beogradit, ku Vuçiç inspektoi armatimin dhe pajisjet e ushtrisë.

“Para kësaj do të fillojnë procedurat burokratike, ndërsa në mars do të fillojmë shërbimin e detyrueshëm ushtarak shumë të shkurtër. Kjo do t’i forcojë më tej kapacitetet tona mbrojtëse”, u shpreh presidenti serb.

Megjithëse nuk specifikoi kohëzgjatjen e shërbimit, Vuçiç kishte deklaruar më herët se ai pritet të zgjasë 75 ditë. Rikthimi i tij do të hyjë në fuqi vetëm pasi të miratohet nga Kuvendi i Serbisë.

Qeveria serbe ka paralajmëruar prej vitesh rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Nisma u konkretizua në janar 2024, ndërsa në shtator të po atij viti Vuçiç nënshkroi dokumentet për nisjen e procedurave.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi u hoq më 1 janar 2011 dhe që prej asaj kohe ka qenë vullnetar. Ndërkohë, edhe Kroacia vendosi rikthimin e këtij sistemi në tetor 2025.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit