

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, pranë Maminasit, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Përplasja shkaktoi trafik të rënduar në këtë segment të autostradës, ndërsa shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje për të menaxhuar situatën, normalizuar qarkullimin dhe kryer veprimet procedurale.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë në drejtimin e mjeteve, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






