

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në Francë, ku një avion i përdorur për fluturime me parashutistë është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave.
Sipas mediave franceze, mes viktimave janë pesë instruktorë parashutizmi, pesë kursantë dhe piloti i avionit, i cili kishte përvojë të gjatë në fluturime.
Avioni i aksidentuar ishte i tipit Pilatus, me regjistrim gjerman, model i përdorur zakonisht për aktivitetet e parashutizmit. Sipas informacioneve paraprake, në bord ndodheshin persona që po merrnin pjesë në një fluturim familjarizimi me këtë sport.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Në vendngjarje ndodhet prefekti i departamentit Meurthe-et-Moselle, ndërsa pritet edhe mbërritja e ministrit të Brendshëm të Francës.
Rrethanat e plota të tragjedisë mbeten ende nën hetim.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






