Transmetuar më 28-06-2026, 14:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, ku ky i fundit mbrojti librin “The Albanian Files” dhe kritikoi sulmet ndaj tij.

Në një video-mesazh, Berisha akuzoi Ramën se po përpiqet të justifikojë, sipas tij, abuzime me pasuritë publike dhe private duke u fshehur pas emrave të arkitektëve dhe studiove të njohura ndërkombëtare.

Sipas kreut të opozitës, botimi i librit dhe prezantimi i projekteve nuk përfaqësojnë sukses qeverisës, por, siç u shpreh ai, e paraqesin Ramën si "një sulltan të një sulltanati", që e trajton vendin si pronë personale.

Berisha ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi 523 projektet e përfshira në botim, duke kërkuar transparencë për burimet e financimit. Ai bëri thirrje që institucione ndërkombëtare si Eurojust, Europol dhe Interpol të hetojnë pagesat e kryera, ndërsa përmendi edhe pretendime për konflikte interesi dhe përfitime familjare në zonën e Gjipesë.

Në përfundim, Berisha e cilësoi reagimin e qytetarëve ndaj projektit dhe librit si "plotësisht të merituar dhe dinjitoz".

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit