Transmetuar më 28-06-2026, 14:23

Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej javësh.

Ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur në premierën e reality show-t të saj, “Eagle Queen”, ndërsa në një prononcim për Prive by Liberta Spahiu tregoi se ka zgjedhur të bëhet nënë përmes procedurës së fertilizimit in vitro, pa qenë në një marrëdhënie me partner.

Juliana bëri të ditur se donatori është shqiptar, duke sqaruar edhe një nga pyetjet që kishte ngjallur më shumë interes në rrjetet sociale.

“Personi që ka dhënë pjesën e formimit të embrionit është donator shqiptar. Shqiptar është beba, shqiptar edhe nga nëna, edhe nga babai”, u shpreh ajo.

Sipas saj, vendimi për t’u bërë nënë ishte i menduar prej kohësh dhe nuk erdhi si një zgjedhje e nxituar. Ajo tha se preferoi këtë rrugë për të shmangur pasiguritë që mund të sillte një marrëdhënie e paqëndrueshme, duke vendosur në plan të parë mirëqenien e saj dhe të fëmijës.

Juliana reagoi edhe ndaj kritikave që ka marrë për këtë zgjedhje, duke theksuar se askush nuk mund ta gjykojë pa qenë në vendin e saj. Sipas saj, mbështetjen më të madhe e ka marrë nga gratë, ndërsa komentet negative kanë ardhur kryesisht nga meshkujt.

Ajo shtoi se publiku do të ketë mundësi të ndjekë më shumë detaje nga ky rrugëtim personal në episodet e reality show-t “Eagle Queen”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit