Transmetuar më 28-06-2026, 14:01

Forca të shumta të Policisë së Shtetit ndërhynë mëngjesin e kësaj të diele në zonën përpara Kryeministrisë, ku prej një jave protestuesit kanë ngritur një protestë të vazhdueshme duke kaluar natën në shesh dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas largimit të protestuesve nga ambientet përpara godinës, policia sekuestroi shumicën e stolave metalikë që përdoreshin si barriera sigurie pranë podiumit të improvizuar të protestës. Sipas informacioneve, në zonë kanë mbetur vetëm pesë stola.

Ndërhyrja vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë mëngjesit mes efektivëve të policisë dhe disa protestuesve, ndërsa forcat e rendit vijuan me lirimin e hapësirës përpara Kryeministrisë.

Pavarësisht ndërhyrjes, organizatorët kanë konfirmuar se protesta do të zhvillohet edhe gjatë ditës së sotme, e cila është paralajmëruar si protesta e 29-të radhazi kundër qeverisë. Ata kanë theksuar se tubimet do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit