Transmetuar më 28-06-2026, 13:38

Porti i Durrësit ka mirëpritur këtë të diel anijen turistike “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila është ankoruar në kalatën nr. 5 me 665 pasagjerë në bord.

Sipas autoriteteve portuale, shumica e turistëve vijnë nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa në bord ndodhen gjithashtu vizitorë nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe vende të tjera.

Anija, me gjatësi 181 metra dhe me flamur të Ishujve Marshall, rikthehet në Portin e Durrësit edhe këtë sezon si pjesë e itinerarit të saj mesdhetar.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, turistët do të vizitojnë qytetin e Durrësit, si edhe destinacione të tjera me vlera historike, kulturore dhe turistike.

Me mbërritjen e njëpasnjëshme të anijeve turistike gjatë javëve të fundit, Porti i Durrësit ka hyrë zyrtarisht në sezonin e kroçerave, duke vijuar të mirëpresë vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit