

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Novoselës, ku një automjet tip Volkswagen është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






