Transmetuar më 28-06-2026, 11:24

‘Jam polic, ja dokumenti’! I riu i shtiret patrullës si efektiv, i gjenden municion dhe para në banesë

TIRANË – Një 22-vjeçar është arrestuar në kryeqytet, pasi dyshohet se është prezantuar si punonjës policie gjatë një kontrolli rrugor, duke paraqitur një dokument të dyshuar të falsifikuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë ndaluar në flagrancë shtetasin Emilio Jani, i cili gjatë një verifikimi të automjetit me të cilin lëvizte, është shtirur si efektiv policie.

Autoritetet bëjnë me dije se dokumenti i paraqitur prej tij nuk i përket Policisë së Shtetit, duke ngritur dyshime për përdorim të paligjshëm të identitetit zyrtar.

Pas ndalimit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut, janë sekuestruar fishekë të kalibrave të ndryshëm, një shumë parash dhe dy medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe origjinën e sendeve të sekuestruara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit