

Dalin emrat e pengmarrjes në Tiranë, arrestohen Sefedin Ahmetaj dhe Edjola Harunaj
Kanë dalë emrat e dy personave të arrestuar nga Policia e Tiranës pas ngjarjes së ndodhur në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, ku një kliente dyshohet se u kanos, u mbajt kundër vullnetit të saj dhe u dhunua fizikisht.
Në pranga kanë rënë Sefedin Ahmetaj, 63 vjeç, dhe Edjola Harunaj, 41 vjeçe, pronarë të subjektit ku ndodhi ngjarja, raporton noa.al.
Sipas Policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me klienten, dy të arrestuarit dyshohet se e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër dëshirës së saj në ambientet e dyqanit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, Ahmetaj dhe Harunaj kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Po ashtu, Edjola Harunaj dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Foto arkivi
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






