Transmetuar më 28-06-2026, 11:02

Tiranë/ Kanosën, mbajtën peng dhe dhunuan një kliente, arrestohen dy pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh

Dy pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se kanosën, privuan nga liria dhe dhunuan fizikisht një kliente.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit Sefedin Ahmetaj, 63 vjeç, dhe Edjola Harunaj, 41 vjeçe, raporton noa.al.

Sipas Policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente, ata e kanë kanosur, e kanë mbajtur kundër vullnetit të saj brenda ambienteve të dyqanit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, dy të arrestuarit kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Gjithashtu, shtetasja Edjola Harunaj, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Foto arkiv, ilustruese

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit