

ELBASAN – Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë një automjet tip "Audi" dhe një "Volkswagen", të dy në pronësi të shtetasit Egli Hazisllari.
Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e Policisë, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa automjeti tip "Volkswagen" është shkrumbuar plotësisht.
Grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Hetimet po përqendrohen në përcaktimin e shkakut të zjarrit, për të verifikuar nëse ai është shkaktuar nga një defekt teknik, ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.
Në kuadër të hetimeve, autoritetet po mbledhin prova në vendngjarje dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






