

TIRANË – Dita e diel do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Moti parashikohet i nxehtë dhe kryesisht i kthjellët deri në orët e mesditës.
Gjatë mesditës dhe pasdites pritet shtim i përkohshëm i vranësirave të pakta deri mesatare, të përqendruara kryesisht në zonat kodrinore dhe malore. Në mbrëmje, moti do të jetë sërish i kthjellët në të gjithë vendin.
Sipas parashikimit, në orët më të nxehta të ditës mund të ketë reshje të izoluara shiu në formë pikash në majat e maleve të juglindjes.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, herë pas here, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 14 m/s.
Ndërkohë, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






