

Anglia e mbylli fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026 në vendin e parë, pas fitores 2-0 ndaj Panamasë, por tani përpara saj hapet një rrugë shumë e vështirë drejt finales.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel konfirmoi cilësinë dhe potencialin e saj, megjithatë historia ka treguar se anglezët shpesh hasin pengesa të mëdha në momentet vendimtare të Botërorit.
Tabela e fazës me eliminim direkt tregon se, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Anglia mund të përballet me Brazilin në çerekfinale. Një sfidë që do të kishte vlerën e një finaleje të parakohshme.
Një përballje e tillë do të sillte në kujtesë çerekfinalen e Kupës së Botës 2002 në Japoni dhe Korenë e Jugut, ku Brazili fitoi 2-1 ndaj Anglisë falë magjisë së Ronaldinhos, për të vazhduar më pas rrugën drejt fitimit të trofeut.
Nëse "Tre Luanët" synojnë të shkojnë më larg se në turnetë e fundit, do t’u duhet të kalojnë një nga favoritët kryesorë për titull.
Rruga e mundshme e Anglisë
Faza e 1/32-ve
Angli – RD Kongo
Faza e 1/16-ve
Angli – Meksikë ose Ekuador
Çerekfinalet
Angli – Brazil, Japoni, Bregu i Fildishtë ose Norvegji.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






