Transmetuar më 28-06-2026, 06:51

Messi shënon një supergol me goditje dënimi, Argjentina fluturon drejt objektivit

Lionel Messi vazhdon të mahnisë tifozët edhe në Kupën e Botës 2026. Superylli argjentinas realizoi një gol spektakolar në sfidën ndaj Jordanisë, duke vulosur fitoren e ekipit të tij me një ekzekutim perfekt të goditjes së dënimit në minutën e 80-të.

Kapiteni i Argjentinës goditi me mjeshtëri nga goditja e lirë, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit jordanez. Topi përfundoi në rrjetë pas një goditjeje të saktë dhe të fuqishme, duke ngritur në këmbë tifozët e pranishëm.

Me këtë realizim, Messi konfirmon edhe një herë formën e tij të shkëlqyer dhe dërgon një mesazh të qartë se është gati të udhëheqë Argjentinën në përpjekjen për të mbrojtur titullin e kampionit të botës dhe për të fituar sërish trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.

Shikoni golin spektakolar të Lionel Messit me goditje dënimi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit