

Në Lushnjë, gjatë festimeve të mbrëmjes së maturës, një grup maturantësh janë dëgjuar duke thirrur në kor: “Rama, jep dorëheqjen”.
Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë të rinjtë teksa festojnë përfundimin e shkollës së mesme, ndërsa në një moment i bashkohen edhe thirrjeve që po dëgjohen në protestat e zhvilluara në Tiranë.
Videoja është shpërndarë edhe nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i cili e ka komentuar si “kori më i bukur i maturantëve të Lushnjës”.
Ngjarja vjen në një kohë kur në kryeqytet po zhvillohen protesta të vazhdueshme me kërkesa politike dhe sociale ndaj qeverisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






