Transmetuar më 27-06-2026, 22:42

Një shtetas spanjoll është arrestuar në Kosovë, i dyshuar për rrëmbimin e vajzës së tij 6-vjeçare në ishullin e Majorkës, pas një operacioni të përbashkët të autoriteteve evropiane dhe Policisë së Kosovës.

Sipas mediave spanjolle, i dyshuari e kishte marrë të miturën nga Majorka dhe ishte larguar nga Spanja, duke e fshehur fillimisht në bagazhin e automjetit për të shmangur zbulimin nga autoritetet.

Hetimet zbuluan se ai kishte mbyllur llogaritë bankare, kishte fshirë profilet në rrjetet sociale dhe kishte ndryshuar pamjen fizike, në përpjekje për t’iu shmangur identifikimit.

Falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes shërbimeve policore, autoritetet arritën të lokalizonin babanë dhe vajzën në Kosovë. Më 24 qershor, Policia e Kosovës ndërhyri duke arrestuar të dyshuarin, ndërsa 6-vjeçarja u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas operacionit, e mitura iu dorëzua institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa shtetasi spanjoll është vendosur në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore dhe vendimit për ekstradimin e mundshëm.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit