Transmetuar më 27-06-2026, 22:41

Protestuesit vijuan mbrëmjen e së shtunës marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 28-të kundër qeverisë, duke ftuar qytetarët t’u bashkohen tubimeve.

Gjatë lëvizjes nëpër akset kryesore të kryeqytetit, pjesëmarrësit u bënë thirrje qytetarëve që ndodheshin në lokalet përgjatë itinerarit me sloganin: "Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne."

Marshimi u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa protestuesit vijuan të brohorisnin thirrje kundër qeverisë dhe të kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 28-të, po vijon me marshim në rrugët e kryeqytetit nën masa sigurie të Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit