

Mijëra qytetarë marshuan mbrëmjen e së shtunës në rrugët e Tiranës, në vijim të protestës së 28-të, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas më shumë se dy orësh e gjysmë tubim në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", protestuesit nisën marshimin në akset kryesore të kryeqytetit, duke mbajtur pankarta dhe flamuj.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si: "Rama, jep dorëheqjen", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "Poshtë patronazhistët", si dhe slogane të tjera kundër qeverisë. Në mesin e brohoritjeve pati edhe thirrjen: "Rama n’burg, Berisha n’burg".
Marshimi u zhvillua pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit vijuan lëvizjen në grup përgjatë rrugëve kryesore të Tiranës, nën masa sigurie nga Policia e Shtetit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






