

Autoritetet në Venezuelë kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën vendin është rritur në të paktën 1,430 persona.
Sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, deri tani janë raportuar gjithashtu 3,238 të plagosur, ndërsa 3,142 familje kanë mbetur pa strehë pas shembjes së banesave.
Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu se pas dy tërmeteve kryesore të së mërkurës janë regjistruar të paktën 430 lëkundje të tjera sizmike, duke vështirësuar operacionet e kërkim-shpëtimit.
Ekipet e emergjencës vijojnë punën në zonat e goditura, ndërsa situata mbetet kritike në disa rajone të vendit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






