Transmetuar më 27-06-2026, 21:05

Dy turistë të huaj janë shpëtuar këtë të shtunë nga Kanionet e Gjipesë, pasi kishin mbetur të bllokuar gjatë ecjes në një terren të vështirë.

Sipas autoriteteve, njëri prej turistëve kishte pësuar thyerje në këmbë, duke e bërë të pamundur lëvizjen e mëtejshme. Ai është nxjerrë nga zona me barrelë dhe është transportuar drejt Spitalit të Himarës për trajtim mjekësor.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë zjarrfikësit e Himarës, Policia e Shtetit, Policia Kufitare e Dhërmiut si dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët bashkëpunuan për evakuimin në një zonë me terren të vështirë dhe akses të kufizuar.

Autoritetet kujtojnë se zona e Kanionit të Gjipesë mbetet e rrezikshme për vizitorët për shkak të relievit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës së sigurisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit