Transmetuar më 27-06-2026, 20:52

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis iu bashkua pasditen e së shtunës protestës së 28-të kombëtare të zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Prania e saj në tubim u prit me duartrokitje nga protestuesit e mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku prej disa javësh qytetarët po zhvillojnë protesta me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Salis, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, ndoqi nga afër zhvillimin e protestës, duke u bërë pjesë e tubimit në qendër të kryeqytetit.

Pjesëmarrja e eurodeputetes italiane përbën një zhvillim me interes politik, ndërsa protesta vijon me fjalime dhe marshim të qytetarëve përpara selisë së qeverisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit