Transmetuar më 27-06-2026, 20:22

Ekipet e shpëtimit në Venezuelë kanë nxjerrë të gjallë një 15-vjeçare dhe qenin e saj, pas më shumë se 50 orësh të bllokuar nën rrënoja si pasojë e tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në Playa Grande, në shtetin La Guaira, dhe zgjati mbi 13 orë. Ekipet ndërhynë në mënyrë të kujdesshme duke hapur rrugë mes mureve të shembura për të arritur te vajza.

Sipas autoriteteve, fillimisht u nxor i gjallë qeni “Chanel”, ndërsa pak më pas u shpëtua edhe adoleshentja, e cila nuk kishte pësuar dëmtime serioze.

Operacioni është përshkruar si një nga ndërhyrjet më të vështira të ditëve të fundit në zonat e goditura nga tërmetet, ku ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë.

Ky shpëtim vjen pas disa operacioneve të ngjashme në të njëjtën zonë, ku më herët u nxorën gjallë edhe persona të tjerë të bllokuar për orë të gjata nën rrënoja.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit