Transmetuar më 27-06-2026, 20:10

Protestuesit janë mbledhur për të 28-ën ditë radhazi në Tiranë, duke marshuar nga Sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si: “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe slogane të tjera kundër qeverisë. Tubimit i janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë:

Dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë; Krijimin e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor; Ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore, përfshirë kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë jetës politike; Shfuqizimin e disa ndryshimeve ligjore, përfshirë ato që lidhen me zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike; Hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, përmes konsultimeve me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë.

Tubimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa deri tani nuk janë raportuar incidente serioze.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit