Transmetuar më 27-06-2026, 18:28

Qytetarët që udhëtojnë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të kalojnë kufirin vetëm me një ndalesë, duke nisur nga muaji korrik, pas një marrëveshjeje të re të nënshkruar mes dy vendeve.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Pançe Toshkovski, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë në Dibër.

Sistemi i ri “one stop” synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave, duke reduktuar kohën e pritjes në pikat kufitare dhe duke përmirësuar bashkëpunimin mes autoriteteve doganore dhe policore të dy vendeve.

Sipas palës maqedonase, ky model është zbatuar edhe me Kosovën dhe Serbinë dhe ka dhënë rezultate pozitive në qarkullim dhe shkëmbime ekonomike.

Fillimisht, marrëveshja pritet të zbatohet në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa më pas edhe në atë të Bllatës në Dibër.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit