Transmetuar më 27-06-2026, 17:55

Mbi 500 pasagjerë që udhëtonin nga Bari drejt Durrësit janë përballur me vonesa të mëdha, pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një defekt teknik pak para nisjes.

Sipas mediave italiane, trageti ishte planifikuar të nisej rreth orës 22:30 nga porti i Barit, por nisja u anulua në momentet e fundit pasi u konstatua një problem në sistemin e motorëve, kur imbarkimi ishte thuajse i përfunduar.

Si pasojë, pasagjerët dhe mbi 60 kamionë u detyruan të zbresin dhe të presin në port për disa orë.

Më pas, rreth orës 02:00 të mëngjesit, në port mbërriti trageti “Claudia”, i cili mori në bord pasagjerët dhe mjetet dhe u nis drejt Durrësit në orët e para të mëngjesit.

Megjithatë, një pjesë e udhëtarëve raportuan se nuk morën shërbimet e prenotuara, pasi ata që kishin bileta me kabina udhëtuan në kuvertë gjatë lundrimit me anijen zëvendësuese.

Ndërkohë, trageti “Pegasus” mbetet i ankoruar në portin e Barit, ku pritet t’i nënshtrohet kontrollit teknik për të përcaktuar shkakun e defektit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit