

Një foshnjë e porsalindur është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, 32 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin.
Sipas pamjeve të publikuara nga AFP, ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë natës mes rrënojave në qytetin La Guaira, duke arritur të nxjerrin foshnjën, vetëm 18 ditëshe, të mbështjellë me batanije. Më pas ajo është pastruar dhe i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje.
Rreth një orë më vonë, është shpëtuar edhe nëna e foshnjës, e cila gjithashtu kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja.
Ngjarja ka ndodhur pas dy tërmeteve të forta me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që goditën veriun e vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima të shumta.
Sipas autoriteteve, numri i viktimave ka shkuar në qindra, ndërsa mijëra persona janë plagosur dhe një numër i madh rezultojnë ende të zhdukur.
Rescuers pulled a mother and her newborn baby to safety after they survived more than 24 hours trapped beneath the debris following the powerful earthquake in Venezuela. pic.twitter.com/id5FD7d5Jz
— Massimo (@Rainmaker1973) June 27, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






