Transmetuar më 27-06-2026, 16:54

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe përpara se të marrë postin e kryeministrit, nëse opozita fiton zgjedhjet.

Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se nuk e kushtëzon vizitën në SHBA me ardhjen në pushtet, duke theksuar se mund të udhëtojë edhe në cilësinë e opozitarit për pjesëmarrje në aktivitete apo konferenca ndërkombëtare.

“Do të shkoj edhe më parë, natyrisht në momentin e përshtatshëm. Unë jam në opozitë dhe mund të shkoj për të marrë pjesë në një konferencë,” u shpreh ai.

Në të njëjtin komunikim, Berisha rikonfirmoi mbështetjen për protestat e opozitës dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për qëndrime ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe vendimmarrje politike, të cilat ai i cilësoi të padrejta.

Ai gjithashtu iu referua rasteve të shpalljes “non grata” dhe akuzave ndaj qeverisë, duke vijuar linjën e tij kritike ndaj mazhorancës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit