Transmetuar më 27-06-2026, 16:48

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka deklaruar se në të ardhmen mund të ketë edhe persona të tjerë që shpallen “Non Grata” në Shqipëri, nëse vlerësohet se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lamallari u shpreh se institucionet e zbatimit të ligjit trajtojnë çdo ditë dhjetëra kërkesa dhe raste që lidhen me persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, mashtrime apo aktivitete të tjera të paligjshme.

Ai theksoi se vendimmarrjet nuk ndikohen nga presioni publik apo rrethanat politike, duke shtuar se Policia e Shtetit duhet të zbatojë ligjin dhe të mbrojë qytetarët pa dallim.

“Detyra jonë është zbatimi i ligjit, pa u stepur nga presioni publik,” u shpreh ministri, duke nënvizuar se interesi publik mbetet prioritet.

Lamallari përmendi gjithashtu se vendime të tilla merren rast pas rasti, në varësi të vlerësimeve të institucioneve të sigurisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit