

Ish-drejtuesi i Policisë Vendore të Shkodrës, Gentian Berberi, është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.
Sipas raportimeve, vendimi vjen pas një sërë zhvillimesh që lidhen me largimin e tij nga detyra si drejtor i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët, në një periudhë kur në territorin e qarkut u evidentuan dhe u asgjësuan parcela me kanabis.
Vendimi i Standarteve Profesionale, ka ardhur pasi Berberi vetëm pak ditë më parë iu komunikua shkarkimi nga detyra si drejtor i DVP Shkodër pasi ka kanosur dhe ofenduar drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit.
Fjalët fyese dhe kërcënimet i janë bërë në zyrën e drejtoreshës, me këtë të fundit që e ka kallëzuar Berberin menjëherë në AMP.
Berberi së fundmi ishe transferuar në detyrë si shef i sektorit të analizës së rriskut në drejtorinë e menaxhimit dhe drejtimit.
Pas shkarkimit, Berberi ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e analizës.
Mësohet se ai është paraqitur në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, ku dyshohet se ka përdorur fjalor fyes dhe ka kërcënuar një zyrtare, lidhur me uljen e tij në detyrë. Për këtë arsye është marrë vendimi për përjashtimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit.
Materialet mbi rastin pritet t’i referohen edhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






