Transmetuar më 27-06-2026, 16:03

Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës në zonën e Komunës së Sinjës, në Bashkinë Berat.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja është regjistruar në orën 14:43, me epiqendër në zonën e Sinjës dhe një thellësi prej rreth 5 kilometrash.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet nuk kanë njoftuar për probleme të shkaktuara nga lëkundja, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet përkatëse.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit