Transmetuar më 27-06-2026, 14:50

Një incident i rëndë është regjistruar në Parlamentin e Gjeorgjisë, ku deputetë të mazhorancës dhe opozitës u përfshinë në një përleshje fizike gjatë seancës plenare të zhvilluar më 26 qershor.

Tensionet shpërthyen gjatë sesionit të pyetje-përgjigjeve pas raportit vjetor të kryeministrit Irakli Kobakhidze. Deputeti i opozitës, Giorgi Sharashidze, akuzoi kreun e qeverisë për mënyrën se si kishte vepruar gjatë vizitës së presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, duke pretenduar se ai kishte një rol dytësor në drejtimin e vendit.

Pas shkëmbimit të akuzave dhe replikave të ashpra, situata doli jashtë kontrollit, ndërsa disa deputetë nisën të godisnin njëri-tjetrin në sallën e Kuvendit.

Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë momentet e përleshjes, ku në konflikt u përfshinë disa ligjvënës, ndërsa shërbimet e sigurisë ndërhynë për të ndarë deputetët dhe për të larguar disa prej tyre nga salla.

Mes deputetëve të përfshirë në incident u identifikuan edhe Lasha Talakhadze, kampion olimpik në peshëngritje dhe deputet i mazhorancës, si dhe Archil Gorduladze, kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore.

Kryeministri Irakli Kobakhidze dhe anëtarët e kabinetit të tij ndoqën zhvillimet nga vendet e tyre në sallë, ndërsa transmetimi i seancës parlamentare u ndërpre përkohësisht.

Pas incidentit, në ndërtesën e parlamentit u thirrën shërbimet e emergjencës, ndërsa autoritetet kanë nisur vlerësimin e pasojave dhe hetimin e ngjarjes.

@nbcnews

Several Georgian lawmakers traded punches inside the country's parliament following an address by the Prime Minister Irakli Kobakhidze.

♬ original sound – nbcnews

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit