

Një vatër zjarri është aktivizuar në periferi të qytetit të Vlorës, ku temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve drejt zonave pranë banesave.
Sipas raportimeve nga terreni, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së tij.
Operacioni po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer, i cili kufizon aksesin e mjeteve zjarrfikëse. Në disa sektorë, efektivët po përdorin mjete rrethanore për të ndërhyrë në zonat ku automjetet nuk mund të depërtojnë.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në banesa, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






