

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona në lidhje me protestën e zhvilluar në kryeqytet, duke i akuzuar për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë veprimeve procedurale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet dhe dy telefona celularë.
Policia bën të ditur se tubimi ishte njoftuar të zhvillohej nga ora 19:00 deri në orën 22:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Megjithatë, sipas autoriteteve, protestuesit vijuan lëvizjen edhe në disa akse të tjera të kryeqytetit, përfshirë Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllokun dhe segmente të Unazës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve përtej itinerarit dhe orarit të njoftuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






