Transmetuar më 27-06-2026, 13:03

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Përmetit, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë kohës që ndodhej në mal.

Viktima është identifikuar si Syrja Karati, i cili ndodhej në malin e Trebeshinës, në vendin e njohur si “Zaçe Be”, kur është goditur nga shkarkesa elektrike atmosferike.

Sipas të dhënave paraprake, 68-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit