

Sot në mbrëmje në Tiranë do të zhvillohet protesta e 28-të kombëtare kundër qeverisë, e cila pritet të mbledhë qytetarë nga zona të ndryshme të vendit, si dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare që janë bashkuar për këtë tubim.
Sipas organizatorëve, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë në mënyrë të përditshme deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve dhe diasporës.
Tubimi i sotëm vjen në vijim të protestave të njëpasnjëshme që kanë hyrë në javën e katërt të zhvillimit në kryeqytet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






