Transmetuar më 27-06-2026, 10:32

Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar "Territor i Pastër", duke asgjësuar 2 098 bimë dhe fidanë të dyshuar cannabis sativa në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël.

Sipas njoftimit zyrtar, në fshatin Ndrejaj, njësia administrative Shosh, shërbimet e Policisë konstatuan 768 bimë narkotike. Gjatë ndërhyrjes u arrestua në flagrancë shtetasi P. M., 53 vjeç, i cili u kap në parcelën ku dyshohet se kultivonte bimët. Në afërsi të banesës së tij u sekuestruan gjithashtu 80 kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në një tjetër operacion në fshatin Vukël, njësia administrative Kelmend, policia zbuloi 1 250 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi u konstatua pranë parcelës me bimët narkotike.

Po ashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Vukël, shtetasit K. B., 65 vjeç.

Të gjitha bimët dhe fidanët e zbuluar u asgjësuan në vendngjarje me anë të djegies, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Policia e Shkodrës bëri të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut, me synim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar "Territor i Pastër", kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël.

Kapet në flagrancë në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Arrestohet në flagrancë edhe një 52-vjeçar për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Vukël.

Asgjësohen me anë të djegies 2098 bimë dhe fidanë kanabisi.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër dhe komisariatet në varësi, vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve:

Në njësinë administrative Shosh, në fshatin Ndrejaj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër konstatuan 768 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi P. M., 53 vjeç, banues në fshatin Ndrejaj.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan 80 kubikë të dyshuar cannabis sativa.

Ndërsa, në njësinë administrative Kelmend, në fshatin Vukël, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe konstatuan 1250 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi u konstatua në afërsi të parcelës me bimët narkotike.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 65 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Vukël.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit