Transmetuar më 27-06-2026, 08:55

Qyteti i Vlorës është vendosur nën masa të shtuara sigurie mëngjesin e së shtunës, në prag të protestës së paralajmëruar nga përfaqësues të shoqërisë civile kundër projektit për vendosjen e TEC-eve lundruese në zonën e Triportit.

Në terren janë angazhuar mbi 200 efektivë të Policisë së Shtetit, përfshirë forcat e rendit, Njësinë Speciale "Shqiponja", Njësinë Delta dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të ardhura nga disa qarqe të vendit. Prania e shtuar e uniformave blu synon garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.

Sipas organizatorëve, protesta është thirrur për të shprehur kundërshtimin ndaj vendosjes së TEC-eve lundruese në Triport, duke kërkuar njëkohësisht pezullimin e projektit dhe më shumë transparencë nga institucionet përgjegjëse për vendimmarrjen.

Pjesëmarrësit kanë deklaruar gjithashtu se kundërshtojnë rrethimin e zonës, duke e konsideruar projektin me ndikim të mundshëm në mjedis dhe interesin publik.

Deri në këto momente, situata në zonën e Triportit paraqitet e qetë, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës dhe për të garantuar rendin publik gjatë gjithë zhvillimit të saj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit