

Belgjika ka dhuruar një paraqitje bindëse në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës, duke mposhtur Zelandën e Re me rezultatin 5-1 dhe duke siguruar vendin e parë në Grupin G.
Skuadra belge e nisi takimin me ritëm të lartë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit. Leandro Trossard ishte protagonist që në minutat e para, ndërsa një penallti e akorduar për Belgjikën u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Avantazhi erdhi në minutën e 28-të, kur Trossard përfitoi nga një situatë e paqartë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, sulmuesi belg realizoi dopietën personale me një goditje volej spektakolare.
Belgjika nuk u ndal me kaq. Kevin De Bruyne shënoi golin e tretë në minutën e 66-të, ndërsa Zelanda e Re gjeti rrugën e rrjetës vetëm në minutën e 84-t me Elijah Just. Reagimi belg ishte i menjëhershëm, pasi Romelu Lukaku realizoi me kokë vetëm dy minuta më vonë, ndërsa Alexis Saelemaekers vulosi fitoren 5-1 në kohën shtesë.
Me këtë sukses, Belgjika e mbyll fazën e grupeve në krye të Grupit G, falë golavarazhit më të mirë se Egjipti, dhe avancon në fazën me eliminim direkt. Nga ana tjetër, Zelanda e Re i jep fund aventurës në Kupën e Botës me vetëm një pikë të grumbulluar.
Rezultati: Zelanda e Re 1-5 Belgjika
Golat: 84′ Elijah Just / 28′, 50′ Leandro Trossard, 66′ Kevin De Bruyne, 86′ Romelu Lukaku, 90+4′ Alexis Saelemaekers.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






