

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga tubimi i zhvilluar sot përpara Kryeministrisë, ku një protestues mbante fjalën gjatë protestës.
Sipas Ramës, qytetari në fjalë, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh për çështjen çame, është i dënuar tre herë në Belgjikë për trafik droge.
Në reagimin e tij, Rama e cilësoi protestuesin si “patriot të shtirur” dhe pretendoi se ai nuk përfaqëson protestuesit e sinqertë, por persona të nxitur për të marrë mikrofonin dhe për të ndikuar në protestë.
Kryeministri shtoi se këta individë “nuk kanë lidhje me protestuesit e vërtetë” dhe i përshkroi si pjesë e një “shfaqjeje politike” që, sipas tij, synon të deformojë shqetësimet reale të qytetarëve.
Rama vijoi më tej duke e lidhur këtë rast me atë që ai e quajti “fytyra e errësirës” dhe një mënyrë të vjetër të të bërit politikë në vend.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






