Transmetuar më 27-06-2026, 07:52

Moti i qëndrueshëm, reshje të dobëta dhe të izoluara në disa zona

Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në relievet malore të lindjes dhe juglindjes.

Reshjet e shiut pritet të jenë të dobëta, afatshkurtra dhe lokale, kryesisht në formë pikash në zonat lindore dhe jugore të vendit. Në zonat malore mund të ketë herë pas here shtrëngata të izoluara dhe me kohëzgjatje të shkurtër. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohen reshje, ndërsa pas orëve të pasdites fenomenet e shiut pritet të ndërpriten plotësisht.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina mund të arrijë herë pas here deri në 14 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi pritet të jetë i ulët, me forcë 1–3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit