Transmetuar më 26-06-2026, 23:40

BRUKSEL – Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian ka hyrë në një fazë të re dinamike, duke theksuar se brenda mandatit të saj, i cili përfundon në vitin 2029, BE-ja synon të mirëpresë anëtarë të rinj.

Në një deklaratë për mediat, Kos u shpreh se Shqipëria dhe Mali i Zi janë vendet që kanë bërë përparimin më të madh në rrugën drejt integrimit evropian, duke i cilësuar vitet e ardhshme si vendimtare për procesin e anëtarësimit.

"Mund të them se Mali i Zi do të jetë anëtari i ardhshëm gjatë mandatit tim. Nëse Islanda vendos t’i rikthehet procesit të anëtarësimit dhe qytetarët e mbështesin këtë në referendumin e muajit gusht, do të jem gjithashtu shumë e lumtur. Shqipëria tashmë ka nisur mbylljen e kapitujve të negociatave. Procesi i zgjerimit po ecën me një ritëm më të shpejtë se në 15 vitet e fundit," deklaroi Komisionerja për Zgjerimin.

Kos theksoi se Shqipëria ka si objektiv anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, ndërsa vlerësoi progresin e bërë në procesin e negociatave dhe reformat e ndërmarra në kuadër të integrimit evropian.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit