Transmetuar më 26-06-2026, 22:21

TIRANË – Eurodeputetja Ilaria Salis ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri dhe pritet t’i bashkohet protestave që po zhvillohen në Tiranë gjatë fundjavës.

Ajo ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se do të zhvillojë takime me aktivistë dhe qytetarë të përfshirë në lëvizjen protestuese.

“Sapo kam mbërritur në Tiranë, Shqipëri. Këtë fundjavë do të jem këtu për të marrë pjesë në manifestime dhe për të takuar njerëz dhe aktivistë që po i japin jetë kësaj lëvizjeje popullore”, ka shkruar Salis, duke e shoqëruar postimin me simbolin e flamingos, i cili është përdorur shpesh nga protestuesit.

Sipas saj, vizita në Tiranë ka për qëllim pjesëmarrjen në aktivitetet publike dhe takimet me përfaqësues të lëvizjes qytetare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit