

TIRANË – Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen si pasuri kulturore të paluajtshme të “Qendrës Historike” të fshatit Dhërmi, duke përcaktuar njëkohësisht edhe zonën e saj mbrojtëse.
Vendimi është marrë në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Sipas njoftimit zyrtar, është miratuar gjithashtu edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e zonës, i cili do të shërbejë si dokument bazë për menaxhimin e kësaj pasurie kulturore.
Çfarë parashikon vendimi
Autoritetet shtetërore do të publikojnë hartat e zonës në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë regjistrimin e saj sipas legjislacionit në fuqi.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Bashkia Himarë.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






